Ndalet Ronaldo – Serbia kualifikohet në Kampionatin Botëror

Serbia është kualifikuar në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Portugalisë, kombëtarja serbe ka triumfuar me rezultat 2-1, shkruan Shqip.com.
Në këtë takim, ishin portugezët që realizuan të parët me anë të Renato Sanches.
Madje ky gol u realizua pas vetëm dy minutave lojë dhe u mendua se do të arkëtonin pikët e plota – pa shumë mund.
Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën që ta rikthejnë rezultatin.
Fillimisht, Tadic e tundi rrjetën në minutën e 33-të për të barazuar shifrat.
Kur u mendua se ndeshja do përfundonte me barazim, ishte Mitrovic që realizoi dhe i dhuroi kombëtares së tij – biletën për në Katar.
Serbia mbylli këto kualifikime si lider e Grupit A, me 20 pikë.
Kurse, portugezët kualifikimin tutje do ta kërkojnë përmes ndeshjes së play-offit./Shqip.com