“Plas” në grupin e PS? Mediat: Spiropali dhe Shalsi nisin “kryengritjen”: T’i hiqet imuniteti Ballukut!
Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi nisin “kryengritjen” në PS, duke dalë kundër vendimit të grupit për imunitetin e Belinda Ballukut.
Pas përfundimit të fjalës së kryeministrit Edi Rama dhe pas mbylljes së kamerave, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla hodhi në votim vendimin për të mos pranuar kërkesën e SPAK dhe si rrjedhojë rrëzimin e pritshëm të saj në seancën e 12 marsit.
Burime për Shqip.com bëjnë të ditur se të vetmit që nuk kanë votuar pro këtij vendimi kanë qenë Spiropali dhe Shalsi që sipas burimeve nuk kanë ngritur dorën.
Lajmi është konfirmuar me më shumë se tre burime nga mbledhja.
Gjatë fjalës prej rreth 1 orë 20 minuta, kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje Belinda Ballukun, duke deklaruar se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit do të rrëzohet.
/Shqip.com