Lajme

FOTO/ Trenjakë janë fëmijët e parë të 2026 në Kosovë, Kurti i viziton në spital: U dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë një lajm të gëzueshëm nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Fjolla është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë trenjakë – tre djem, të cilët njëkohësisht janë fëmijët e parë që kanë lindur në QKUK në vitin 2026.

Sipas Kurtit, nëna Fjolla dhe tre të porsalindurit janë shëndoshë e mirë.

“Urime prindërve dhe gjithë familjes. Të porsalindurve u dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka shkruar Kurti.

Ai po ashtu ka falënderuar stafin shëndetësor të QKUK-së për shërbimin profesional, kujdesin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në çdo minutë dhe orë të ditës.

/Shqip.com