Kosova e barazon rezultatin ndaj Greqisë
Publikuar:
(14.11.2021 22:21:13)

Përfaqësuesja e Kosovës e ka barazuar rezultatin ndaj Greqisë.
Goli është realizuar nga kapiteni, Amir Rrahmani, shkruan Shqip.com.
Kur po zhvillohej minuta e 76-të, Edon Zhegrova e bëri një harkim në zonë, ndërsa me kokë realizoi, Rrahmani.
Ky gol ishte edhe një dëshmi e formës së lartë që po kalon qendërmbrojtësi.
Përkundër këtij shënimi, Kosova mbetet në pozitën e fundit.
Siq qëndrojnë gjërat momentalisht, Dardanët kanë grumbulluar vetëm pesë pikë, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.
Kurse, Greqia pozicionohet në vendin e tretë, me pesë pikë më shumë. /Shqip.com