KQZ: Mbi 37% e qytetarëve kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve
Publikuar:
(14.11.2021 19:45:34)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar statistikat e daljes së qytetarëve në zgjedhjet lokale që u mbajtën në 21 komuna të Kosovës.
Sipas KQZ-së, nga 99.81% e votave të përpunuara, 37.87% qytetarë të Kosovës kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nga 1.260.571 persona me të drejtë vote, 475,751 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të zgjedhur kush do të udhëheq me komunën e tyre./Shqip.com