Maqedonia e Veriut vetëm një hap larg nga Kampionati Botëror

Katari nuk është vetëm ëndërr për ta.
Maqedonia e Veriut është vetëm një hap larg nga kualifikimi për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan Shqip.com.
Skuadra e udhëhequr nga Blagoa Milevski ka triumfuar ndaj Islandës me rezultat minimal 2-1.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Alioski, pas vetëm shtatë minutave lojë.
Ndërsa mysafirët arritën që ta barazojnë rezultatin, pas 47 minutave, kurse golashënues ishte, Thorsteinsson.
Pas shënimit të kësaj gole, u zhvillua një ndeshje tejet ofanzive nga të dyjat skuadrat dhe rastet e shënimit ishin në të dyja anët.
Kur po zhvillohej minuta e 65-të, ishte Elmas, që e dërgoi topin në rrjetë, ndërsa asistues ishte Alioski.
Elmas nuk u mjaftua me kaq dhe shënoi edhe një herë, katër minuta para përfundimit të ndeshjes dhe i dhuroi skuadrës së tij pikët e plota.
Me këtë fitore, Maqedona e Veriut ngritet në vendin e dytë dhe kualfikimin në Botëror do e kërkojë në ndeshjen e “Play-offit”.
Në ndeshjet e tjera u regjistruan këto rezultate:
Armenia 1-4 Gjermania
Lihenshtajni 0-2 Romania /Shqip.com