Sport Shqiptar

Mes fishkëllimave kundër Xhakës, Kosova frenon Zvicrën në Prishtinë, barazim 1:1 në “Fadil Vokrri”. Muslija shënon super gol

Emocione dhe spektakël në ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit. Përfaqësuesja e Kosovës barazon 1-1 ndaj asaj të Zvicrës në “Fadil Vokrri” të Prishtinës para tifozerisë vendase, duke e mbyllur ashtu siç pritej në vendin e dytë (Grupi B). Me këtë rezultat, dardanët shkojnë në play off, ndërsa helvetët kualifikohen direkt. Sa i takon ndeshjes, golit të Vargas iu përgjigj Muslija me një gjuajtje perfekte nga jashtë zonës.

Megjithatë kjo sfidë u dominua nga një episod i pakëndshëm. Pak pasi nisi ndeshja nisën fishkëllimat e tifozëve. Dhe ato u dëgjuan sa herë që kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, e kishte topin në zotërim. Dukej të ishte reagim i tifozëve për një deklaratë të Xhakës lidhur me vendimin e Leon Avdullahut e Albian Hajdarit për të luajtur për Kosovën. Xhaka kishte thënë se Hajdari e Avdullahu nuk ishin pranë ekipit startues të Zvicrës dhe se do t’u duhej disa vite që të kishte hapësira për ta. Deklarata u interpretua në mënyra të ndryshme dhe solli revoltë te tifozët e Kosovës.

Avdullahu e Hajdari nuk ishin në fushë e madje as në stolin e rezervistëve. Selektori Franco Foda i la të lirë, pasi rrezikonin që me kartonë të tjerë të mungonin në plejofin për kualifikim në Botëror, që zhvillohet në mars.

Në grupin H, barazim 1-1 i Austrisë ndaj Bosnjës. Me këtë rezultat, austriakët kalojnë direkt në Botëror, ndërsa boshnjakët duhet të bëjnë diçka të tillë nëpërmjet Play off-it.

Maqedonia e Veriut mbetet jashtë fazës Play Off. Maqedonasve u duhej një rezultat pozitiv ndaj Uellsit (Play Off), por kjo përfaqësuese pësoi disfatë 7-1. Në këtë grup J ku është edhe Belgjika, belgët nuk falin, pasi triumfojmë 7-0 ndaj Liechtenstein dhe presin biletën për në Botëror.

Në grupin C, Skocia shkon si kokë grupi, pasi duke mundur 4-2 Danimarkën, duke i lënë mbrapa këta të fundit.

/Shqip.com