Mbyllen Qendrat e Votimit në Kosovë
Publikuar:
(14.11.2021 19:06:56)
Qytetarët e 21 komunave në Kosovë sot kanë votuar në balotazh për të zgjedhur kryetarin/en e tyre.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto 21 komuna është 1 milion e 260 mijë e 571 votues.
E ky proces, në ora 19.00 ka përfunduar, shkruan Shqip.com.
Komunat ku janë mbajtur zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti./Shqip.com