Vdes Driton Hajdari, i dënuar në rastin “Bllaca 2”
Publikuar:
(14.11.2021 18:57:29)
Ka vdekur i dënuari në rastin “Bllaca2”, Driton Hajdari.
Ai ka vdekur mbrëmjen e kaluar nga një sëmundje nga e cila ishte duke vuajtur tash e sa kohë.
Lajmin për vdekjen e Hajdarit e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.
“Njoftojmë miqtë, shokët, far dhe fis se pas një sëmundje, sot ndërroj jetë vëllai ynë Driton Shaqir Hajdari (Arapi). Varrimi i të ndjerit do të bëhet më datë 14.11.2021 në varrezat e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e familjarit të Hajdarit.

Hajdari së bashku me Shpresim Ukën, dhe Shaban Syla, ishin shpallur fajtorë në vitin 2012 pasi akuzoheshin që së bashku me Nazim Bllacën më 12 qershor 2000 kishin tentuar të vrisnin Adem Salihajn.
Vepra ishte kualifikuar si vrasje e rëndë në tentativë./Shqip.com