Saul Niguez mund t’i bashkohet Barcelonës

“Aventura” e Saul Niguez te Chelsea nuk po shkon më së miri.
Mesfushori spanjoll po e gjen veten shpesh në bankën rezervë, ani pse pritjet për të ishin të mëdha në Londër, shkruan Shqip.com.
Sipas mediumit spanjoll “Diaro Sport”, Saul është i lidhur me një huazim të mundshëm te Barcelona.
“Spanjolli është në huazim të Chelsea, por ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje. Atletico Madrid mund ta ndërprejë huazimin e tij dhe pastaj 26 vjeçari mund të bashkohet me katalunasit, për gjysmën e sezonit”, ka shkruar ndër të tjera, “Diaro Sport”.

Barcelona është duke pasur probleme të shumta me lëndime, ndërsa krahas kësaj po kalojnë edhe në krizë të thelluar financiare.
Huazimi i Niguez në “Camp Nou” duket i mundshëm, pasi nuk do kishte kosto të shpenzimit.
Blaugranët ishin të interesuar për të transferuar mesfushor edhe në afatin kalimtar të verës, por “targeti” i tyre, Georginio Wijnaldum në minutat e fundit kishte vendosur t’i bashkohet PSG-së.
Momentalisht, në pozitën e mesfushorit ofanziv, katalunasit kanë në dispozicion: Pedri Gonzales, Riqui Puig, Philippe Coutinho, ndërsa shumë shpesh aty është inkuadruar edhe Frenkie De Jong./Shqip.com