Voton kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës
Publikuar:
(14.11.2021 14:39:13)

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj e ka kryer obligimin e tij qytetar për të votuar.
Ai këtë e ka bërë në Lubizhdë të Malishevës – i shoqëruar nga bashkëshortja.
Po ashtu, ka votuar edhe kundërkandidati i tij, Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate.
Edhe para katër viteve Nisma e PDK ishin në balotazh.
Qytetarët e 21 komunave po votojnë sot në balotazh. /Shqip.com