Lajme Botë

Besimtarë nga e gjithë bota mblidhen sot në Vatikan për homazhe ndaj Papa Françeskut

Sot në orën nëntë të mëngjesit, sipas kohës lokale, trupi i Papa Françeskut do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Besimtarët sot, nesër dhe pasnesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, ndërsa të premten do të lejohet prania e besimtarëve katolikë në kishë deri në orën 19.00.

Të shtunën, menjëherë pas funeralit, trupi i papës argjentinas do të varroset në kishën e Santa Maria Maggiore, pranë stacionit qendror të trenit të Romës, në përputhje me dëshirën e shprehur nga vetë “papa i të varfërve” në testamentin e tij.

Duhet theksuar se shumë besimtarë që ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit, duke folur para gazetarëve shprehën dëshirën që procesi i kanonizimit të Françeskut të nisë sa më shpejt, siç kishte ndodhur, pra pas vdekjes së Gjon Palit II, pikërisht njëzet vjet më parë.

/Shqip.com