Lajme

Kurti arrin deri në 57 vota, dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit

Kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave në seancën konstituive.

E propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ajo mori vetëm 57 vota, ndërsa për t’u zgjedhur duhen të paktën 61 vota nga gjithsej 120 deputetë.

Në sallë ishin të pranishëm 115 deputetë, duke plotësuar kuorumin për votim, por numrat nuk ishin të mjaftueshëm për ta kaluar kandidaturën e Haxhiut.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, posti i kryetarit të Kuvendit i takon partisë së parë, që në këtë rast është Vetëvendosje. Kjo do të thotë se vetëm kjo parti ka të drejtë ta propozojë kandidatin për këtë post, por tash për tash, mbetet e paqartë nëse do të ketë një emër të ri apo rivotim në ditët në vijim.

/Shqip.com