Gjykata vendos: Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi zyrtarisht të divorcuar, pas 28 vitesh martesë!
Publikuar:
(11.04.2025 12:07:05)

Divorcohen zyrtarisht Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi.
Në senacën në Gjykatën Civile të Tiranës ishte i pranishëm është edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg që prej tetorit 2024, në kuadër të hetimeve të SPAK.
Meta është shoqëruar nga qelia në burgun 313 drejt Gjykatës Civile me forcat e Policisë së Burgjeve.
Ndërkohë, Monika Kryemadhi nuk është paraqitur në seancë, por përfaqësohet nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.
/Shqip.com