Kandidatja e “Nisma Shqipëria Bëhet”, Greta Ambeli: Si po i zhvat qeveria bizneset përmes Bashkisë Tiranë

Kandidatja për deputete e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, në Qarkun e Tiranës, Greta Ambeli ka bërë një denoncim lidhur me taksat. Në një video, kandidatja për deputete shpjegon se si qeveria po zhvat qytetarët përmes institucioneve të tjera, në këtë rast përmes Bashkisë së Tiranës.
Duke krahasuar me vitin 2023, 2024, ajo tregon se si për këtë vit qeveria ka rritur taksat dhe tarifat vendore pa njoftuar.
Për vitin 2025, përveë detyrimit tatimor qe eshte dyfishuar, subjektet tatimore jane ngarkuar me pagesen e kamatevonesave, gjoba për mospagese edhe per detyrimet e vitit 2023 dhe 2024 (të cilat janë likujduar konform shkresa per njoftim nga Bashkia ne ate vit ushtrimor)
Edhe pse akti nenligjor nuk ka fuqi prapavepruese, duket se zbatimi i parimeve ligjore nuk vlen për këtë qeveri.
“A e morët vesh mënyrën e re që ka gjetur qeveria për të vjedhur bizneset e vogla pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Disa muaj më parë tatimi mbi të ardhurat u shfuqizua si një vendim që cënon parimin e sigurisë juridike por sot qeveria përmes Bashkisë së Tiranës ka gjetur një tjetër artificë për të gjunjëzuar bizneset. Për vitin 2023, detyrimi për taksat dhe tarifat vendore është 8 250 lekë të reja. Për vitin 2024, detyrimi për taksat dhe tarifat vendore është po në shumën 8 250 lekë të reja. Ndërsa në vitin 2025 detyrimi për taksat dhe tarifat vendore është dyfishuar duke shkuar në shumën 18 251 lekë të reja. Këtij detyrimi i janë shtuar gjoba për vonesë likuidimi dhe kamatëvonesat duket nisur që nga viti 2023 dhe 2024. Pra, çfarë ka ndodhur, taksat dhe tarifat vendore janë dyfishuar për subjektet tatimpaguese; ata nuk janë njoftuar paraprakisht dhe aktit nënligjor i është dhënë fuqiprapavepruese në kundërshtim të plotë me ligjin. Kush mban përgjegjësi për këtë skandal?,”- shpjegon në video Greta Ambeli.
/Shqip.com