“Vlerësoj këshillat e Ramës për rajonin”, Kallas: Nuk mund të ketë ecuri pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Publikuar:
(08.04.2025 11:16:36)

Kallas: Në takim me kryeministrin Edi Rama diskutuam edhe në lidhje me rajonin ku vlerësoj këshillat dhe komentet e tij mbi Ballkanin Perëndimor.
Mes Kosovës dhe Serbisë, s’mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve. Pasditen e sotme do të jem në Bosnje dhe do të takohem me palët atje që të qartësohet situata. Jam mirënjohëse që jam këtu dhe mezi pres të rikthehemi sërish për takimin e komitetit politik.
/Shqip.com