Sport Shqiptar

Ndeshjen e fundit në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”, Kosova e zhvillon kundër Greqisë

Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës “Katari 2022” në udhëtim te Greqia.

Dardanët janë mysafir të grekëve në ndeshjen e fundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Toumba” në Athinë, shkruan Shqip.com.

Përfaqësuesja e Kosovës tashmë nuk kanë ndonjë gjasë për kualifikim, siç nuk kanë as kundërshtari Greqia.

Përfaqësuesja e Kosovës

Kosova ka mbledhur vetëm katër pikë nga shtatë ndeshjet e para dhe renditet e fundit, ndërsa Greqia në vendin e tretë me nëntë pikë.

Në këtë grup Spanja pozicionohet e para në tabelë me 16 pikë të mbledhura, ndërsa pasohet nga Suedia e cila ka 15 pikë./SHQIP.com