Lajme

Policia konfirmon lajmin e Shqip.com: Arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane. Bëri aksident, nga testi i alkoolit rezultoi i dehur

Policia e Tiranës ka konfirmuar lajmin e raportuar mbrëmjen e djeshme nga Shqip.com. Djali i një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend, Samir Mane është vënë në pranga nga policia.

Martin Mane, 28 vjeç ka qenë duke udhëtuar në rrugën George W.Bush në kryeqytet dhe ka humbur kontrollin e automjetit. Makina e drejtuar prej tij ka përplasur edhe 2 automjete të parkuara në anë të rrugës. Pas aksidentit ai është larguar nga vendi i aksidentit.

Ai është ndaluar nga policia disa metra më tej, por është përplasur fizikisht me efektivët. Atij i është bërë testi i alkoolit nga i cili ka rezuluar i dehur.

Njoftimi i Policisë

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

Martin Mane 28 vjeç, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur;

Lexo edhe:
I dehur në timon, përplasi disa automjete dhe u përlesh me policët – arrestohet djali i biznesmenit Samir Mane

/Shqip.com