Ky është banori që u eliminua në “Big Brother Albania VIP”
Publikuar:
(12.11.2021 23:24:15)

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ka filluar ndryshe nga ata më parë, pasi që Beniada dhe Einxhel filluan të kërcenin pasi që në sfond u shfaq kënga e tyre.
E gjithë kjo ishte në kuadër të sfidës së javës të caktuar nga produksioni.
Mirëpo pas kësaj, Arbana Osmani tha së banori që lë shtëpinë më të famshme në Shqipëri është Granit Cana.
Në nominime ishin: Iliri, Monika, Sarah dhe Graniti, të cilët shpëtuan nga eleminimi të martën për shkak të daljes së aktorit, Igli Zarku./SHQIP.com