Sport Ndërkombëtar

Anglia shënon dy gola ndaj Shqipërisë

Anglia po triumfon ndaj Shqipërisë

Anglia është duke triumfuar ndaj Shqipërisë, me rezultat 2-0.

“3 luanët” kanë shënuar pas vetëm tetë minutave lojë, shkruan Shqip.com.

Pas një krosimi të dhënë nga James, qendërmbrojtësi i “Djajve të Kuq” u gjend më së miri në zonën e rreptësisë dhe e kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Ndërsa, goli i dytë u shënua nga Harry Kane.

Sulmuesi i Tottenhamit realizoi me kokë, pas një krosimi nga Jordan Henderson dhe e mposhti Thomas Strakoshën.

Goli i shënuar nga Kane

Me rezultatin, aktual, skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja i jep fund ëndrrave për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Në anën tjetër, fitore është duke shënuar edhe Polonia.

Polakët po triumfojnë ndaj Andorës, për të thelluar epërsinë e pikëve ndaj Shqipërisë në katër.

Sikur të mos mjaftonte lëndimi i Berat Gjimishiti-t në repartin defanziv është lënduar edhe Marash Kumbulla, i cili e ka lëshuar fushën e gjelbër. /Shqip.com