Lajme

Albin Kurti: Dua Lipa, diplomatja më e mirë që mund ta kishte kërkuar Kosova

Këngëtarja, Dua Lipa dhe kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për çmimin që fitoi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Këshillin Atlantik në SHBA.

Kurti në një postim në Twitter e ka quajtur Lipën si “diplomatja më e mirë që Kosova mund ta kishte kërkuar”.

“Dua Lipa nuk është vetëm këngëtare e famshme. Ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë. Urime për tuajin çmimin në Këshillin Atlantik”.

Tutje Kurti ka thënë se Dua është frymzim dhe Kosova është krenare për arritjet e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar nga Këshilli i Atlantikut me Çmimin për Udhëheqësi të Dalluar Artistike.

Lexo edhe:
Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët, Von der Leyen: Ti ke ndikim të madh në botë

Në faqen zyrtare të Këshillit të Atlantikut thuhet se Lipa është nderuar për zotimin e saj për një varg kauzash së filantropisë, përfshirë fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve e muzikantëve të Ballkanit.

Për shpërblimin në edicionin e 60-të, krijuesja e hitit “Levitating” u shpreh se ndihet e nderuar dhe shumë krenare.

Dua Lipa

“Jam shumë e nderuar dhe krenare që kam pranuar çmimin ai ‘Artistja e Shquar e Vitit’ në Distinguished Leadership Awards nga Atlantic Council në përvjetorin e tyre të 60-të”.

“Qëndroj përpara jush si një fëmijë nga Kosova që ka lindur në Britani të Madhe dhe është tani si mysafire e Amerikës. Unë vij nga një vend për të cilin shumica prej jush do të keni dëgjuar, por ndoshta jo në mënyrën se si do të përshkruaj. Dua të ndaj me ju pak për Kosovën time”, ka thënë Dua./SHQIP.com