Lajme

Media Theory Productions, një hapësirë ku frymëzimi, pasioni dhe talentet bëhen realitet

Profesionalizmi në regjistrime – miksime te këngëve, beat-ve, texteve, videoklipeve, reklamave, marketingut por edhe inqizimeve të tjera, ka vetëm një emër: Media Theory Productions (MTP)

MTP është destinacioni ideal i shprehjes së kreativitetit dhe talentit për të gjithë njerëzit që duan të promovohen e për të nisur më pas rrugëtimin e tyre të sukseseve.

Studio e MTP-së është unike, me tavanin e saj të ndriçuar si qielli yjor, është një ambient ideal për të filluar karrieren me frymëzim dhe qetësi. Në këtë hapësirë, ku tingujt ndërthuren me ndriçimin magjepsës, çdo fjalë dhe çdo notë merr një dimension të ri, dimension që i jep qëllim kreativitetit të secilit prej juve.

Këtu, muzika dhe komunikimi ndërpersonal marrin formë dhe jetë. Çdo ide, qoftë ajo një melodi e re apo një mesazh për të dashurit, mund të regjistrohet dhe të ruhet për të ndarë më vonë. Kjo studio është një hapësirë ku frymëzimi dhe pasioni bëhen realitet.

Media Theory Productions ju mundëson edhe realizimin e intervistave përmes Podcast, një trend i kohës i medias digjitale me format të miksuar audio dhe video, që po njeh përhapje masive në botën e transmetimit.

Por jo vetëm kaq. Media Theory Productions ju mundëson edhe kamera me qira për evente dhe transmetime të ndryshme. Ofron ambiente me qira për çdo projekt.

Profesionalizmi, korrektësia dhe mbi të gjitha çmimet për të gjitha produktet e bëjnë të pa konkurrueshme dhe e diferencojnë Media Theory Productions nga të tjerët.

/Shqip.com