Ivan Rakitic e favorizon Benzema-n për Topin e Artë
Ish-futbollisti i Barcelonës, Ivan Ratkitic nuk i ka kursyer lavdadat për Karim Beznema-n.
Reprezentuesi kroat, ka thënë se Karim Benzema është një nga më futbollistët më meritorë për Topin e Artë, shkruan Shqip.com.
“Ajo që Karim Benzema ka bërë prej vitesh është thjesht e mahnitshme. Ai mund të jetë fituesi i Topit të Artë. Ai është gjithmonë i pranishëm në garat e mëdha”, ka thënë Ivan ndër të tjera.
Kjo deklaratë e tij ka çuditur tifozët katalunas, pasi ai nuk e përmendi fare Leo Messi-n, përrkundër faktit që kanë luajtur pesë vite së bashku.
Anëtari i Sevillës po ashtu ka shtuar se Benzema është lider i “mbretërve” që kur Critstiano Ronaldo është larguar nga Real Madrid.
“Ai ka qenë në Real për kaq shumë kohë, duke shënuar gola të rëndësishëm. Që nga largimi i Cristianos, ai është bërë qartë lideri. Ai është thjesht unik dhe dua ta përgëzoj për këtë. Uroj që ai të vazhdojë kështu, përveç kundër nesh”, tha për fund, 33 vjeçari.

Benzema është duke kalua në formë jetësore këtë sezonë dhe në shumë ndeshje ka qenë “hero” i madrilienëve.
Francezie ka tundur rrjetën dhjetë herë në La Liga, në 11 ndeshje të zhvilluara, ndërsa ka edhe shtatë asistime.
Sa i përket “Topit të Artë”, ceremonia e ndarjes së tij do organizohet me datë 29 nëntor, në Paris, Francë.
Kandidatë kryesorë për ta fituar këtë çmim janë Leo Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho, ndërsa së fundmi është duke u lakuar edhe emri i Karim Benzema-s./Shqip.com