Sport Ndërkombëtar

Milwaukee fiton ndaj Philadelphia-s, Utah Jazz mposhtet në shtëpi

Millwake Bucks

Sezoni i ri në NBA është duke sjellë disa ndeshje interesante.

Në kuadër të gjiros së nëntë, sot janë zhvilluar tre ndeshje, shkruan Shqip.com.

Milwaukee Bucks ka shënuar fitore ndaj Philadelphia 76ers, Portland Trail Blazers ka mposhtur Los Angeles Clippers dhe Atlanta Hawks është mposhtur nga Utah Jazz.

Millwake dhe Philadeplhia ka dhuruar shumë emocione të shumta, ndërsa për një element skuadra vendase ishte më e mirë.

Philadelphia 76ers Vs Milwaukee Bucks Live Stream: How To Watch NBA Game In  India And US?
Millwake-Philadelphia

Basketbollisti më i dalluar në parket ishte, Giannis Anetokonumpo, i cili realizoi 31 pikë, pati 16 rebound, ndërsa asitoi tre herë.

Me këtë fitore, Bucks ngriten në vendin e nëntë të konferencës perëndimore.

Një fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Utah Jaz në udhëtim te Atlatna.

Në këtë takim, mysafirët ishin favorit në letër dhe arritën që të arkëtojnë pikët e plota.

Ndeshje fenomenale për skuadrën fituese pati Bojan Bogdanovic, që realizoi 18 pikë dhe një asistim.

Utah Jazz Vs Atlanta Hawks Live Stream: How To Watch NBA Game In India, US,  And UK
Jazz-Atlanta

Me këto dy pikë, Utah vazhdon të jetë në hap me Golden State Warriors që janë lider në konferencën perëndimore.

Në “shtëpi” të vet është mposhtur Portland Trail Blazers që është mposhtur nga Los Angeles Clippers.

Ani pse takimi ishte  thuajse i barabartë gjatë tërë kohës, mysafirët triumfuan me rezultat 109 -117.

Më të dalluarit në këtë takim për Clippers ishin Robert Covington me 24 pikë dhe shtatë asistime si dhe Nicolas Batum me 22 pikë dhe një asistim.

Skuadra nga Los Agelosi me këtë fitore ngritet në vendin e gjashtë, kurse Blazzers mbesin në vendin e dhjetë./Shqip.com