Gjeorgjia barazon me Çekinë, fiton pikën e parë në Euro 2024
Publikuar:
(22.06.2024 17:03:52)

Kombëtarja e Gjeorgjisë ka barazuar 1:1 ndaj Republikës së Çekisë në Euro 2024.
Të parët në epërsi kaluan gjeorgjianët me anë të Mikautadze në fund të pjesës së parë, gol ky që erdhi nga pika e bardhë e penalltisë.
Por, në pjesën e dytë, çekët ishin më të rrezikshëm dhe në minutën e 59’të barazuan rezultatin me anë të Patrick Schick.
Kjo ishte pika e parë në histori të Gjerogjisë në një kompeticion si ky i Kampionatit Europian.
Dy kombëtaret tani kanë nga një pikë në Grupin F.
/Shqip.com