Aksident i çuditshëm në autostradën Tiranë-Durrës, betonierja merr para makinat
Publikuar:
(19.06.2024 02:06:32)

Një aksident masiv ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën Tiranë – Durrës. Një betonjere e cila bënte manovra të pakontrolluara në rrugë ka përplasur disa makina.
Mësohet se nga aksidenti është dëmtuar një person i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar mbi rrethanat e aksidentit. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit nga mjeti i rëndë.
Shoferi i betonieres është ndaluar nga policia.
/Shqip.com