Shembet një ndërtesë në Turqi, disa persona dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja

Disa njerëz janë shpëtuar dhe disa të tjerë kanë mbetur nën rrënoja pasi një ndërtesë tregtare u shemb në qytetin turk të Malatya.
Zyrtarët lokalë raportuan se 13 persona janë nxjerrë nga rrënojat deri të martën në mbrëmje, por thanë se të tjerë ishin ende të bllokuar, shkruan Euronews, transmeton Shqip.com.
Guvernatori i provincës së Malatya, Aydın Baruş u tha gazetarëve se “rreth 20 persona” ishin në ndërtesë kur ajo u shemb.
“Zyrtarët e kërkimit dhe shpëtimit deklaruan se dëgjuan një zë nga një person [dhe] po përpiqen t’i gjejnë ata,” tha Baruş në një deklaratë .
“Vlerësojmë se nuk ka shumë njerëz nën rrënoja, por vazhdojmë të punojmë me përkushtim”.
Agjencia qeveritare e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) tha se 13 persona janë dërguar në spital me lëndime.
“Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga provincat u dërguan në rajon për të mbështetur aktivitetet,” tha AFAD në Twitter .
Ndërtesa dykatëshe ndodhej në një rrugë të frekuentuar në Malatya, një qytet me 450,000 banorë që ndodhet 500 km në lindje të Ankarasë.
Nuk dihen ende arsyet e shembjes, por ka nisur hetimi./SHQIP.com