25-vjetori i Çlirimit / Ekspozitë e arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës
![Ekspozitë e arkivave të Shqipërisë dhe Kosovës për 25-vjetorin e Çlirimit](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/Ekspozite.jpg)
Me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), paraqitën ekspozitën “Rizgjimi në vlerat kombëtare, Kosova Republikë”.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/image-167.png)
Të pranishëm në këtë aktivitet që u zhvillua në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, ishin kreu i ASHAK-ut, Bislim Bislimi, drejtori i Arkivave Shtetërore Vendore në DPA, Lorenc Agalliu, studiues dhe qytetarë të shumtë.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/image-168.png)
Përmes kësaj ekspozite, publiku pati mundësinë të mësojë mbi orvatjet në emër të kauzës “Kosova Republikë”.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/06/image-169.png)
Ndër të tjera, mes materialeve të ekspozuara gjendeshin: Marrëveshjet e bashkëpunimit shkencor në fillim të viteve ’70; Foto nga marrëveshjet dhe takimet e grupeve të punës midis Ministrisë së Arsimit shqiptar dhe palës kosovare: Grupet kulturore kosovare në Shqipëri në fundvitet ’70; Ndjesi letrare nga Kosova në periodikun “Fatosi”; Demonstratën e studentëve dhe në analizën e detajuar të shtypit, të radios dhe të televizionit shqiptar mbi tematikat e ndryshme për Kosovën deri në vitin 1979. /atsh
/Shqip.com