Mazhoranca rrëzon kërkesën e Berishës për interpelancë me Ramën
Publikuar:
(12.06.2024 12:15:54)

Mazhoranca ka rrëzuar me votat e saj kërkesën e kryetarit të PD, Sali Berisha për interpelancë me kryeministrin Edi Rama.
Berisha dorëzoi në Kuvend dy ditë më parë kërkesën për interpelancë me kreun e qeverisë të cilin e akuzon për dhënie tenderash familjarëve të tij dhe tenderat sekret.
Interpelanca u lexua nga Albana Vokshi. Kërkesa ishte refuzuar nga Kuvendi që të futej në rend të ditës.
Sipas nënkryetares Ermonela Felaj, kjo kërkesë ishte sjellë jashtë afateve. Ndaj socialistët rrëzuan sot me vota kërkesën e Berishës.
/Shqip.com