Lajme

Zyrtarja e Nisma-s nuk pajtohet me partinë që të mbështetet PDK-ja – i ofron përkrahje Haskukës

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe Albulena Balaj Halimaj.

Zyrtarja e NISMA-s në Prizren, Albulena Balaj Halimaj, i ka dalë në mbështetje kryetarit aktual të Prizrenit, Mytaher Haskukës, në garën e balotazhit, 14 nëntor.

Qëndrimi i saj është ndryshe nga i partisë, pasi Nisma në Prizren e ka mbështetur zyrtarisht Shaqir Totajn e Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, Haskuka thotë se “Prizreni nuk kthehet mbrapa”.

“E falënderoj Albulena Balaj – Halimaj, për mbështetjen e sinqertë në balotazhin e 14 nëntorit. Prizreni nuk kthehet mbrapa dhe reformat do të vazhdojnë. Gratë në politikë janë të guximshme dhe parimore, Albulena është njëra nga ato”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Këtë e parapriu vetë Balaj Halimaj përmes një postimi në Facebook, të hënën.

Ajo ka shkruar në Facebook se ishte gabimi i partisë së saj mbështetja e PDK-së në balotazh.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para në Prizren më 17 tetor.

Mori 40.1 për qind të votave, ndërkaq Partia Socialdemokrate 31.36 për qind.

Në anën tjetër, Zaif Berisha si kandidat i Nismas arriti të fitonte 3 mijë 452 vota. /Shqip.com