Lajme

Arrestohet personi i pestë i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Gjilanit

Ilustrim

Është arrestuar i dyshuari i pestë i dyshuar për vrasjen që ndodhi në Gjilan

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda.

Atij i është caktuar masa e mbajtjes për 48 orë.

Çfarë ndodhi në Gjilan?

Ilustrim

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e së hënës, në lagjen Arbëria në Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.

“Ka qenë një incident, dyshohet se është përdorur arma e zjarrit, dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër është plagosur”, tha Azemi.

Sipas tij, i vrari dhe i plagosuri janë të gjinisë mashkullore dhe i takojnë moshës së re.

Ende nuk dihen motivet e vrasjes e as nëse ka persona të arrestuar./SHQIP.com