Sport Shqiptar

Armando Broja mungon ndaj Anglisë

Armando Broja

Shqipëria dhe Anglia do përballën ndër vete, të premten me fillim nga ora 20:45.

Në këtë ndeshje, kuqezinjët do jenë me shumë mungesa, ndërsa listës i është shtuar edhe sulmuesi Armando Broja, shkruan Shqip.com.

Këtë lajm e ka dhënë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Frederik Veseli në konferencën e mbajtur për media.

Mungesa e Brojës do jetë një hendikep i madh për fazën sulmuese, pasi në ndeshjet e fundit ishte “hero” i Shqipërisë.

Për shkak të probmeleve fizike për këto ndeshje nuk do jetë i gatashëm as sulmuesi tjetër, Ray Manaj.

Në këto takime, Edoardo Reja do jetë edhe pa Berat Xhimshitin, që ka pësuar lëndim me skuadrën e Atalantës.

Me 12 nëntor, Shqipëria do përballet në udhëtim ndaj Anglisë, kurse tre ditë më pas do luajnë në “Air Albania”, ku do e presin Andorën.

Aktualisht, kombëtarja shqiptare është e treta në Grupin I, me 15 pikë pas 8 ndeshjeve të zhvilluara.

Konfirmimi për mungesën e Brojës(9.36.sec.).