Lajme

Lindita Nikolla akuzon Flamur Nokën për kërcënim: S’të vjen turp, je dhe burrë malësor

Gjatë momenteve të tensionit në Kuvend, ku opozita kishte bllokuar foltoren, Sekretari i Përgjithshëm i PD-Rithemelimit, Flamur Noka replikoi ashpër me drejtuesen e seancës Lindita Nikolla.

Noka iu drejtua kryeparlamentares me fjalët se po shkelte Kushtetutën dhe se do të mbante përgjegjësi personale. Shkak për debatin u bë refuzimi nga ana e Kuvendit për të rikthyer Sali Berishën në grupin parlamentar të PD, i përjashtuar nga Lulzim Basha prej 9 shtatorit 2021.

Ndërkohë, Nikolla tha se Noka i ishte drejtuar me fjalë kërcënuese.

Po më kërcënon tani? Kërcënon kryetaren e Kuvendit. S’të vjen zor, je edhe burrë malësor. Turp të kesh, të të vijë zor nga vetja. Je i përjashtuar nga seanca”, tha Nikolla. “Ti mua nuk më kërcënon dot, as më intimidon dot, je i përjashtuar nga seanca, largohu nga punimet e Kuvendit”, vijoi më tej ajo.

Pas debateve, drejtuesja e seancës ndërpreu punimet e Kuvendit për 5 minuta, për herë të dytë radhazi.

/Shqip.com