“Slo Mo”/ Videoklipi më i ri i artistes Donna Dafi
Publikuar:
(06.06.2024 22:56:34)
Nën ritmet afrobeate dhe me një stil të veçantë artistja Donna Dafi, në videokipin më të ri “Slo Mo”, ka paraqitur dashurinë e një çifti të lumtur saqë i harrojnë krejt gjërat që i rrethojnë dhe në disa raste mendojnë se gjithçka sillet rreth tyre.
Artistja Donna Dafi, përmes këtij klipi, dërgon këtë mesazh: “njerëzit duhet të përshtaten në lidhje dashurie pa dallim religjioni, nacionaliteti etj..”
Kënga këndohet në gjuhën gjermane dhe, përveç në youtube, https://youtu.be/QBzls1IyhMc?feature=shared, është publikuar edhe në të gjitha platformat kryesore të transmetimit në mbarë botën.





/Shqip.com