Një personit i grabiten para të gatshme në Prishtinë
Publikuar:
(04.06.2024 11:54:28)

Një person në Prishtinë ka njoftuar Policinë e Kosovës se një person i maskuar i ka grabitur para të gatshme.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i maskuar i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës.
/Shqip.com