Lajme

Kica-Xhelili: Shefja e LVV-së e shndërroi Radojiçiqin nga një terrorist në “zemlak” miqësor

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje e shndërroi Milan Radojiçiqin nga një terrorist në “zemlak” miqësor.

Përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, ajo përmendi edhe deklaratën e Kurtit për Oliver Ivanoviqin.

“Sot, shefja e VV e shndërroi Milan Radojçiç nga një terrorist në një “Zemlak” miqësor. Kryeministri Kurti e ‘lau’ Oliver Ivanoviç duke e shndërruar nga një vrasës shqiptarësh në burrështetas të suksesshëm. Në krejt këtë valle patriotizmi të rrejshëm, vetëm një dilemë e kam. Si ka mundësi që kaq pafytyrësisht e vazhdoni vallen edhe pasi ju ka rënë perdja”, ka shkruar ajo.

/Shqip.com