Lajme

Dy persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Sibovc.

Lajmi për SHQIP.com e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve në lëvizje.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar Borovci./SHQIP.com