Sport Shqiptar

Reja: Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe po tallet me ne

Selektori i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja

Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Anglisë, të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Në prag të këtij takimi, për media është prononsuar selektori, Edoardo Reja, i cili ka folur rreth disa futbollistëve në veçanti, shkruan Shqip.com.

Reja ka thënë se e ka ftuar edhe Taulant Xhakën për këtë ndeshje, por ai po tallet me kombëtaren.

“Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një herë sepse kishte probleme fizike, pastaj e kam thirrur vazhdimisht dhe na ka refuzuar”, tha Reja.

Nazionale, aria di divorzio tra Edoardo Reja e Federcalcio
Edoardo Reja

Ai po ashtu shtoi ne në këtë ndeshje do mungojnë edhe Rey Manaj së bashku me Baliun për shkak se nuk janë të gatshëm fizikisht.

“Kam folur me Manaj dhe ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht”, tha ai. Edhe me Balliun kam folur, ai ka probleme me fizikun dhe nuk ka arritur të rikuperohet në kohë”, shtoi Reja.

Ndërsa, sa i përket ndeshjes ndaj Anglisë ai tha se ““Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e kompromentoi pjesën e ‘Play-Off’-it por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mirë”.

Kombëtarja shqiptare gjendet në pozitën e dytë të Grupit I, me 15 pikë të grumbulluara, pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërsa, Anglia është lidere, me pesë pikë më shumë./Shqip.com