Refuzonin ta paguanin për mbrojtjen që iu kishte bërë në gjyq, zbardhet shkaku i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi – Çfarë ndodhi tre ditë më parë…

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dha detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e ish-bllokut ku u dhunua barbarisht me sende të forta avokati Sokol Mëngjesi.
Gjatë një konference për shtyp, Vocaj tha se autorët e dyshuar janë shtetasit Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.
Numri një i Policisë së kryeqytetit zbardhi edhe shkakun e dhunës ndaj avokatit.
Ai tha se avokati Sokol Mëngjesi dhe studioja e tij ligjore kishte mbrojtur familjarët dhe të afërmit e autorëve në një proces gjyqësor për çështje pronë të fituar, por kanë refuzuar të respektojnë detyrimet e kontratës.
Vocaj tha gjithashtu se tre ditë më parë avokati është takuar me përfaqësuesit e palës që ka mbrojtur në gjyq dhe ka kërkuar prej tyre likujdimin e detyrimeve financiare. Mes tyre ka patur debate të vazhdueshme, ndërsa mëngjesin e sotëm të afërm të familjarëve që kishte mbrojtur avokati Mëngjesi i dolën përpara pasi kishte dërguar djalin në kopësht dhe e dhunuan me sende të forta.
Ndërkohë, një nga autorët, Dorian Alia, 32 vjeç është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.
Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.
Vijojnë të jenë në kërkim Elton Kasaj, Dorian Alia dhe Romario Tabaku.
Ka qenë Romario Tabaku ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”.
Detajet e ngjarjes
Arrestohet organizatori i sulmit
Vetëdorëzohet – Dorian Alia
Në kërkim
Elton Kasaj
Romario Tabaku
Drivald Alia
/Shqip.com