Sport Ndërkombëtar

Ozil po dhuron “copëza magjie”

Mesut Ozil

Ani pse është larg nga forma e tij optimale, Mesut Ozil po dhuron “copza ” të “magjisë” kohë pas kohe.

Mesfushori me nënshtetësi gjermane, ishte “hero” i Fenebahces në barazimin 2-2 ndaj Kayserispor, shkruan Shqip.com.

Kur ndeshje ishte drejtë përfundimit me rezultat 1-2 dhe Kayserispor ishte gati të “rrëmbente” pikët e plota, ishte Ozil që e ndryshoi skenarin.

33 vjeçari realizoi nga pika e bardhë kur po zhvilloheshin minutat shtesë të takimit, për t’i dhuruar skuadrës së tij një pikë tejet të rëndësishme.

Festa e golit

Me këtë barazim, Feneri mbetet në pozitën e shtatë në Superligën e Turqisë, me 20 pikë të grumbulluara. Teksa, janë dhjetë pikë nga Trabzaspori që është lider në tabelë.

Ndërsa, për ish-futbollistin  e Arsenalit ky ishte goli i tretë në këtë sezonë, në nëntë ndeshje të zhvilluara në Superligë. Kurse, ka regjistruar edhe një asistim.

Ai u bashkua me skuadrën turke në janar të vitit 2018 dhe që nga atëherë ka zhvilluar 18 paraqitje. Sezona e parë ishte e vështirë për të, pasi kishte pësuar një lëndim që e la jashtë fushës së gjelbër për disa muaj.

Synim i Fenerbahces edhe këtë sezonë mbetet kreu i tabelës, ani pse konkurenca është shumë e madhe./Shqip.com