Policia jep detaje për therjen me thikë në Prishtinë
Publikuar:
(08.11.2021 10:40:29)

Mbrëmjen e së dielës, në Prishtinë – një person është therur me thikë nga një i mitur.
Policia e Kosovës përmes raportit ditor, të hënën – ka dhënë detaje rreth ngjarjes që ndodhi në Dardani, saktësisht në ora 22:50.
Pasi sulmoi personin një fjalë, i mituri është dërguar në arrati.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Më pas, i sulmuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman.
Bazuar në raportin e policisë, konstatohet nga mjekët se gjendja e viktimës është stabile.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po vazhdon të hetohet. /Shqip.com