Kurti e Sveçla takohen me komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/05/ZKM-24-5-2024-1.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpriti komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutas.
Zyra e Kryeministrit njofton se bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe situata e sigurisë në vend ishin temat e diskutimit.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/05/image-545-1024x683.png)
“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë”, vijon komunikata.
Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/05/image-546-1024x683.png)
Gjatë ditës edhe presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, me të cilin po ashtu diskutoi për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/05/image-547-1024x683.png)
/Shqip.com