Kurti: Platforma “Made in Kosova”, projekt në pronësi shtetërore, do të jetë dritare institucionale për shumë miq jashtë vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se platforma “Made in Kosova” që e përuroi sot bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schwarz dhe ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier është “për Kosovën”.

Kurti shkroi në Facebook se platforma “përmban informata të detajuara mbi dhjetë sektorët kyç të vendit tonë”.

“Si një projekt në pronësi shtetërore, e rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me USAID, platforma “MIK” përmban informata të detajuara mbi dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra që jo vetëm iu shërbejnë investitorëve potencialë por që tregojnë transparencën me të cilën qeveriset shteti ynë. Ajo është dritare digjitale institucionale për shumë miq jashtë vendit, që janë të interesuar të mësojnë më shumë për realitetin e potencialin tonë ekonomik, kulturor e turistik”, ka shkruar Kurti.

“Kurse këndin fizik “Made in Kosova”, së shpejti do ta hapim e do ta gjejmë në secilin mision diplomatik. Aty, do ta pasqyrojmë dhe promovojmë Republikën tonë përmes prodhuesve, artistëve e sipërmarrësve tanë, që do të jenë ambasadorët më të rinj të popullit, shtetit dhe vendit tonë”, shtoi ai.

Kurti e ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe USAID-in “për vizionin dhe punën deri në finalizimin e këtij projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

Postimi i plotë:
Për Kosovën dhe “Made in Kosova”, është platforma online dhe këndi që përuruam sot bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla-Schwarz, ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.
Si një projekt në pronësi shtetërore, e rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me USAID, platforma “MIK” përmban informata të detajuara mbi dhjetë sektorët kyç të vendit tonë, me shifra që jo vetëm iu shërbejnë investitorëve potencialë por që tregojnë transparencën me të cilën qeveriset shteti ynë. Ajo është dritare digjitale institucionale për shumë miq jashtë vendit, që janë të interesuar të mësojnë më shumë për realitetin e potencialin tonë ekonomik, kulturor e turistik.
Kurse këndin fizik “Made in Kosova”, së shpejti do ta hapim e do ta gjejmë në secilin mision diplomatik. Aty, do ta pasqyrojmë dhe promovojmë Republikën tonë përmes prodhuesve, artistëve e sipërmarrësve tanë, që do të jenë ambasadorët më të rinj të popullit, shtetit dhe vendit tonë.
Falënderoj Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe USAID për vizionin dhe punën deri në finalizimin e këtij projekti jashtëzakonisht të rëndësishëm, e të cilin mund ta gjeni në vjegëzën në vijim: mik-rks.com
/Shqip.com