Sulmohet seksualisht një grua në Lipjan, arrestohet i dyshuari
Publikuar:
(14.05.2024 10:31:24)

Është arrestuar një burrë në Lipjan nën dyshimin se e ka sulmuar seksualisht një grua.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Lipjan 13.05.2024-18:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
/Shqip.com