Osmani në Teksas takohet me Kongresmenin republikan, Keith Self
Publikuar:
(11.05.2024 12:14:18)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kongresmenin republikan Keith Self, gjatë vizitës që po zhvillon në Teksas.
Osmani ka thënë se Self është një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan.

“Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë ta takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Osmani.
/Shqip.com