Lajme

“Është në burg për Atdhe”, flet babai i ish-presidentit Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me babain e tij - Haxhiun

Haxhi Thaçi – babai i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar rreth arrestimit të të birit së bashku me bashkëluftëtarët e tjerë, me të cilët tash e një vit po mbahet në paraburgim në Hagë, transmeton Shqip.com.

“Jena mërzit boll, jemi mërzit boll për të”.

Këto ishin fjalët e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi të premtën kur u bë një vit nga dorëzimi në qendrën e paraburgimit.  

Sipas Haxhi Thaçit, mbajtja e ish-krerëve të UÇK’së në Hagë është e padrejtë dhe drejtësia do të triumfojë së shpejti.

“Unë mendoj se do të lirohet së shpejti sepse janë të pafajshëm të gjithë. Të fortë kanë qenë edhe do të jenë. Ku të qëllojnë ata kanë me kanë të fortë”, tha ai për RTK-në.

Foto nga gjykimi i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimi

Ai thekson se lufta dhe gjithë veprimtaria e djalit të tij e bën të ndihet krenar.

“Është në burg për këtë Atdhe”, theksoi Thaçi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes së tij të parë në Hagë, ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. /Shqip.com