Lajme

Presidentja Osmani e uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë.

Ajo tha se pret që në mes të Polonisë dhe Kosovës të forcohen edhe më tej raportet.

“Urime të përzemërta Presidentit @AndrzejDuda , Kryeministër @donaldtusk , dhe të gjithë miqëve dhe aleatëve tanë polakë me rastin e 3 majit – Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Qoftë kombi juaj paqedashës të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë në vitet në vijim. Ne mezi presim të forcojmë dhe ndërtojmë marrëdhëniet tona të shkëlqyera!”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

/Shqip.com