VIDEO/ Ky Leverkusen është magjepsës, 46 ndeshje pa humbje

Bayer Leverkusen shmang disfatën me Stuttgartin, teksa me barazimin 2-2 ruan pathyeshmërinë.
Mysafirët ishin duke udhëhequr 0-2 me golat e Fuhrich dhe Undav, por vendasit u rikthyen në lojë me një gol të Adlit në minutën e 62-të.
Kur u mendua se po vinte humbja e parë për “aspirinat”, në skenë doli mesfushori Robert Andrich që realizoi gol në minutën e 90+7 për t’i dhënë një pikë Leverkusenit.
Edhe pse kjo pikë nuk ishte e rëndësishme për Xhakën me shokë pasi janë tashmë kampion, ishte një barazim i artë për ekipin e Xabi Alonsos vazhdojnë kampionatin pa humbje.
Kampionët e Bundesligës, për herë të parë në historinë e tyre, arritën ndeshjen e 46-të pa humbje në të gjitha kompeticionet.
Të enjten, Leverkusen udhëton drejt Romës për ndeshjën e parë gjysmëfinale të Europa League.
/Shqip.com