Bardhi i propozon martesë, Sara: Po, Po, Po!
Publikuar:
(19.04.2024 23:13:00)

Gjatë pjesëmarrjes në emision, Bora i vendosi të ftuarit të marrin nga një gogël ku brenda tyre kishte një letër me tekst.
E para që e hapi goglën ishte Sara, pas propozimit të Fifit.
Në momentin që lexoi tekstin: A do të martohesh më mua? Sara u step dhe tha nëse produksioni është duke bërë ndonjë lojë.
“Nuk isha duke e përgatitur një këngë, por isha duke e përgatitur këtë moment. Du me të thënë që unë nuk kam dashur të jesh vetëm nëna e fëmijëve të mi. Kam dashtë me qenë edhe gjyshja e disa nipave e disa mbesave, dhe gruaja ime përjetësisht”, ishin fjalët e Bardhit drejtuar Sarës.
Dhe përgjigja nuk kishte si të ishte ndryshe, pos një PO.
/Shqip.com