LIVE-VIDEO/ Nis takimi i Ramës me Macron në “Elysee”

Ka nisur takimi i Edi Ramës me presidentin Emmanuel Macron në Pallatin “Elysee”.
Më herët, Rama u prit në një ceremoni të veçantë me nderime të larta ushtarake.
Pas takimit kokë më kokë, Rama dhe Macron zhvilluan konferencën për shtyp para “Pallatit Elysee”.
***
Gjatë vizitës në Paris, Rama do të zhvillojë disa takime që kanë në qendër promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Agjenda do të vazhdojë, teksa në orën 16:00 do ketë takime me STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, por edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.
/Shqip.com